Sipas të dhënave të publikuara nga OBSH-ja, deri në orën 9.00 të 7 majit, në 22 vende dhe rajone janë konfirmuar 1741 të infektuar nga virusi A-H1N1 (përveç numrit të të vdekurve). Ndër ta 31 u vdiqën. Më 6 maj, një zyrtar kanadez deklaroi se shkencëtarët kanë mbaruar kontrollin e gjenit të 3 modeleve të virusit A-H1N1.
SHBA-ja është ende rajoni me më shumë të infektuarit të caktuar nga virusi A-H1N1. Në Meksikë ka 793 të infektuar të konfirmuar dhe 29 veta kanë vdekur, ndërsa në SHBA këto shifra janë përkatësisht 640 të infektuar dhe 2 të vdekur.
Më 7 maj Administrata e Sëmundjes e Koresë së Jugut konfirmoi të infektuarin e tretë nga virusi A-H1N1 në këtë vend.
Më 6 maj Ministria e Shëndetësisë e Polonisë u shpreh se një femër e sapokthyer nga SHBA-ja u konfirmua se ishte e infektuar nga ky virus. Ajo është i infektuari i parë në këtë vend.
Ndërsa për sa i përket gjetjes së vaksinës, më 6 maj ministrja e Shëndetësisë e Kanadasë Leona Aglukaq deklaroi se shkencëtarët kanë mbaruar kontrollin e gjenit të 3 modeleve të virusit A-H1N1. Kjo është hera e parë që kryhet ky lloj kontrolli në botë. Parashikohet që kjo vaksinë do të prodhohet në nëntor të këtij viti. (U Sen)