Sipas lajmit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë e Kinës, deri në orën 17 të 7 majit, ndër 128 udhëtarët e avionit AM098, 127 veta kanë përfunduar kontrollin mjekësor, por një person mbahet akoma nën kontroll.
Sipas raportit, ky person shfaq simptoma me temperaturë, hiperemi të syve dhe skuqje të grykës. Qendra lokale e kontrollit i ka dërguar kampionin e gjakut Qendrës së Kontrollit të Epidemive dhe tani rezultati i analizës akoma nuk dihet. (Jiang Lei)