Më 7 maj, kontingjenti i parë i njerëzve që patën kontakt të ngushtë me të infektuarit nga gripi i tipit A-H1N1 u larguan nga pikat e kontrollit të 18 provincave e qyteteve të Kinës, si Pekin, Shangai, Jiangsu dhe Guangdong, duke përfunduar kështu karantinën e centralizuar.
Këta persona janë udhëtarët e avionit AM098 të 30 prillit nga Meksikoja në Shangai.
Në këtë avion, një udhëtar meksikan u konfirmua gjatë ndalesës në Hongkong si i infektuar nga virusi i gripit të tipit A-H1N1. Më pas, qeveria kineze mori vendimin që të mbajë nën një kontroll 7-ditor 160 udhëtarët në bord.(Jiang Lei)