PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministria kineze e Shëndetësisë dhe OBSH-ja do të raportojnë së bashku gjendjen e parandalimit e të kontrollit të gripit A-H1N1
2009-05-07 10:36:51 cri komenti juaj Printoni
Sipas korrespondentëve të Radios së Jashtme të Kinës, më 6 maj, në uebsajtin e Ministrisë kineze të Shëndetësisë u njoftua se, në pasditen e 5 majit, kjo ministri dhe Zyra përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Pekin mbajtën një takim të përbashkët, për t'u raportuar gjendjen e parandalimit dhe të kontrollit të gripit A-H1N1 ambasadave të huaja dhe organizatave ndërkombëtare në Kinë.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Kinë Hans Troedsson vuri në dukje se tani e gjithë bota është në nivelin e 5-të të alarmit të pandemisë së gripit, d.m.th pandemia e gripit do të vijë. Çdo vend duhet të nisë sa më parë projektin urgjent, duke marrë masa aktive.

Qeveria kineze ka vendosur që financa qendrore të japë 5 miliardë juanë fond të posaçëm për të parandaluar dhe kontrolluar gripin A-H1N1.

Ndërsa zv.kryetari i Zyrës së emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës Liang Dongming u shpreh se qeveria kineze është e gatshme për punët për të parandaluar dhe përballuar rëndimin dhe ndërlikimin e gjendjes së gripit dhe do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin e shkëmbimet ndërkombëtare për të përballuar së bashku kërcënimin nga sëmundja e re. (Xiaoyu)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China