PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina forcon më tej masat e parandalimit të epidemisë së gripit A-H1N1
2009-05-06 16:37:49 cri komenti juaj Printoni
Agjencia Hsinhua njoftoi se më 5 maj kryeministri kinez Wen Jiabao drejtoi mbledhjen e përhershme të Këshillit të Shtetit të Kinës për të studiuar masat për parandalimin e mëtejshëm të epidemisë së gripit të tipit A-H1N1.

Në mbledhje u vu në dukje se aktualisht kjo sëmundje është përhapur në mbi 20 vende dhe rajone dhe Kina përballet me rrezikun e prekjes prej saj, prandaj duhet të mbajë nivel të lartë vigjilence. Kina duhet të forcojë vazhdimisht kontrollin dhe karantinën për hyrje-daljet në vend, të forcojë punën përgatitore të mjekimit dhe të garantojë mjekimin në kohë nëse zbulohen të sëmurë. Njëkohësisht, ajo duhet të krijojë sistemin e bashkëpunimit me Hong-Kongun, Tajvanin dhe Makaon, të forcojë bashkëpunimin me vendet e organizatat përkatëse dhe të ofrojë fonde, materiale dhe ndihmë teknike për vendet dhe rajonet që kanë nevojë. (Vera)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China