Më 5 maj, sipas të dhënave më të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në 21 vendet dhe rajonet e botës, janë konfirmuar 1490 të infektuar nga gripi i tipit A H1N1, ndër të cilët përfshihen 30 të vdekur.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Meksika, SHBA-ja dhe Kanada në Amerikën Veriore janë 3 vendet që kanë raportuar më shumë të infektuar të konfirmuar nga ky grip. Shifrat e të infektuarve të raportuara nga këto 3 vendet janë përkatësisht 823, 402 dhe 165. Ndër to 29 kanë vdekur në Meksikë dhe 1 në SHBA.
Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Keiji Kukuda u shpreh se megjithëse ndikimet e kësaj epidemie po zgjerohen në mënyrë të pandërprerë, niveli i alarmit i kësaj organizate do të qëndrojë në nivelin e 5-të.
Qendra amerikane e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjes u shpreh se aktualisht gjendja epidemike është e qëndrueshme, transferimi i epidemisë është i kufizuar dhe qeveria amerikane ruan një qëndrim optimist dhe të kujdesshëm. Kjo qendër nuk sugjeron më mbylljen e përkohshme të shkollave për të shmangur përhapjen e kësaj epidemie. (Shy Guan)