Pasi morën shtetasit e tyre të mbetur në territorin e njëra-tjetrës, aeroplanët e posaçëm të dërguar nga Kina dhe Meksika janë duke u kthyer në atdhe.
Më 6 maj pasdite, në aeroportin ndërkombëtar të Shangait, mbërriti avioni me 98 udhëtarë kinezë të kthyer nga Meksika.
Ndërkohë, pasi mori 103 shtetas meksikanë nga Shangai, Pekini, Guangzhou e Hong-Kongu, aeroplani i dërguar nga qeveria e Meksikës u nis herët në mëngjesin e 6 majit nga Hong-Kongu për t'u kthyer në atdhe.
(Çan Yean) (Artan)