Kina dhe Meksika kanë dërguar ndërsjellas aeroplanë të posaçëm për të tërhequr qytetarët e tyre.
Më 6 maj në mëngjes aeroplani i kompanisë së aviacionit "China Southern" u nis nga aeroporti i qytetit Tijuana të Meksikës dhe parashikohet që të arrijë në Shangai më 6 maj pasdite në orën 16.35. Sipas njoftimit të personelit të kësaj kompanie, ky aeroplan ka marrë 97 qytetarë kinezë, që janë tani në gjendje normale.
Më 5 maj, aeroplani i posaçëm i qeverisë së Meksikës arriti në Kinë, përkatësisht në Shangai, Guangzhou, Pekin e Hong-Kong, për të marrë qytetarët meksikanë. Numri i tyre është gjithsej 103 veta, 8 nga të cilët qëndruan me dëshirë në Shangai dhe Pekin për të bërë kontroll mjekësor. (U Sen) (Artan)