Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë zhvilluan një konferencë të përbashkët shtypi
Më 6 maj, Ministria e Shëndetësisë e Kinës u shpreh se, më 5 maj pasdite, kjo ministri dhe agjencia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë zhvilluan së bashku në Pekin një konferencë shtypi, për t'i njohur ambasadat e huaja dhe organizatat ndërkombëtare në Kinë me gjendjen e parandalimit dhe të kontrollit të gripit të tipit A-H1N1.
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë Hans Troedson theksoi se vendet e ndryshme duhet të nisin sa më parë projektin e jashtëzakonshëm, duke marrë masa aktive.
Funksionari i Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës Liang Dongming tha se qeveria kineze është e gatshme të zhvillojë bashkëpunimin e shkëmbimet me komunitetin ndërkombëtar për të përballuar së bashku kërcënimet e sëmundjes. (Fani) (Artan)