Siç mësohet, materialet përfshijnë maska, doreza, maska sysh, sende dezinfektimi dhe pajisje të kontrollit të temperaturës së trupit, gjithsej 6300 pako me një peshë prej afërsisht 70 tonësh.
Pasi ndodhi epidemia e gripit të tipit H1N1 A në Meksikë, qeveria kineze i ka ofruar këtij vendi ndihma urgjente humanitare me një vlerë prej 5 milionë dollarësh. Presidenti i Meksikës Felipe Kalderon, në emër të qeverisë dhe të popullit meksikan, shprehu falënderime për ndihmat urgjente humanitare të qeverisë kineze. (Vera)