Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë Hans Troedson u shpreh më 4 maj në Pekin se izolimi i disa turistëve meksikanë është një masë e përshtatshme e Kinës dhe se ky veprim nuk bie në kundërshtim me ndonjë rregullore përkatëse.
Më 30 prill, një shtetas meksikan, i cili udhëtoi me avion nga Meksika për në Shangai, u diagnostikua në Hong-Kong se ishte i infektuar me virusin e gripit A H1N1. Për të kontrolluar përhapjen e gripit, pala kineze ka marrë masa të nevojshme mjekësore, duke i izoluar udhëtarët e tjerë të këtij aeroplani.
(Çan Yean) (Artan)