Më 3 maj në mbrëmje OBSH konfirmoi 898 të infektuar nga virusi A H1N1 në 18 vende të botës, ndër të cilët 20 kanë vdekur, 19 në Meksikën dhe 1 në SHBA-në.
Sipas të dhënave të publikuara nga OBSH, deri në orën 18 të 3 majit sipas orës së Grinuiçit, u përcaktuan 898 të infektuar nga virusi A H1N1 në 18 vende. Ata janë në Meksikë (506), SHBA (226), Kanada (85), Spanjë (40), Britaninë e Madhe (15), Gjermani (8), Zelandën e Re (4), Izrael (3), Francë (2) dhe në Zvicër, Austri, Holandë, Danimarkë, Korenë e Jugut, Hongkong të Kinës, Kosta Rikë, Itali (përkatësisht 1).
Më 3 maj Ministri meksikan i Shëndetësisë Jose Angel Kordova konfirmoi që deri në mbrëmje të 2 majit, në Meksikë janë shtuar edhe 33 të raste infektimi nga virusi A H1N1. (U Sen)