Deri në orën 17 të 4 majit sipas orës së Pekinit, OBSH-ja konfirmoi që virusi i gripit të tipit A-H1N1 ishte përhapur në 20 vende e rajone të botës.
Sipas të dhënave të publikuara nga OBSH-ja, tani ka gjithsej 959 raste të konfirmuara të infektimit nga ky virus në 20 vende e rajone të botës, si në Meksikë, SHBA, Kanada, Spanjë, Angli, Gjermani, Zelandë të Re, Izrael, Zvicër, Austri, Holandë, Danimarkë, Kore të Jugut, Hongkong, Kosta Rikë, Itali, Salvador, Kolumbi etj.
Në SHBA ka një të vdekur, ndërsa në Meksikë numri i të vdekurve ka arritur në 25. (Jiang Lei)