Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës njoftoi se gazetari mësoi nga Ministria e Tregtisë e Kinës që, në orën 3 e 37 minuta të 4 majit, u nis nga Pekini kontingjenti i dytë i materialeve të ndihmës urgjente humanitare të qeverisë kineze për Meksikën. Në orën 7 e 4 majit sipas orës lokale këto materiale mbërriti në Meksikë.
Siç mësohet, materialet përfshijnë maska, doreza, maska sysh, sende dezinfektimi dhe pajisje të kontrollit të temperaturës së trupit, gjithsej 6300 pako me një peshë prej afërsisht 70 tonësh.
Pasi ndodhi epidemia e gripit të tipit H1N1 A në Meksikë, qeveria kineze i ka ofruar këtij vendi ndihma urgjente humanitare me një vlerë prej 5 milionë dollarësh. Presidenti i Meksikës Felipe Kalderon, në emër të qeverisë dhe të popullit meksikan, shprehu falënderime për ndihmat urgjente humanitare të qeverisë kineze.