Po më 2 maj, Programi i Bujqësisë dhe i Ushqimit i OKB-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, si dhe Organizata Botërore e Tregtisë, bënë një deklaratë të përbashkët, ku thuhet se mishi i derrit dhe produktet përkatëse në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore nuk janë burime të virusit. Deri tani nuk ka dëshmi që vërteton se virusi A H1N1 mund të përhapet nëpërmjet ushqimit.
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri në orën 5 të pasdites së 3 majit sipas orës së Pekinit, në 16 vende e rajone të botës janë zbuluar 658 raste infektimi nga virusi A H1N1 dhe 17 veta të tjerë kanë vdekur nga kjo sëmundje. (Çan Yean) (Artan)