Më 2 maj, Drejtoria Shtetërore për Mbikëqyrjen, Kontrollin, Cilësinë dhe Karantinën lëshoi njoftimin ku thuhet se të gjithë portet e Kinës duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të parandaluar hyrjen e gripit në territorin e Kinës.
Në këtë njoftim thuhet se gjatë hyrjes në territorin e Kinës, të gjithë personat që udhëtojnë nga vende të prekura nga ky grip duhet të bëjnë dy herë kontrollin e temperaturës. Të gjithë mjetet e transportit që udhëtojnë nga vende të prekura nga gripi do të përdorin drejtime të veçanta, të infektuarit e dyshuar të prekur nga gripi duhet të dërgohen në qendra të posaçme mjekësore. (Yuan Xin)