PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, Ministria e Shëndetësisë i raportoi OBSH-së për masat kundër gripit H1N1
2009-05-02 18:53:10 cri komenti juaj Printoni
Korrespondentët e Radios së Jashtme të Kinës mësuan nga Ministria kineze e Shëndetësisë se më 1 maj pasdite, shefi i sektorit të bashkëpunimit ndërkombëtar i kësaj ministrie, Ren Minghui u takua me përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Hans Troedson, duke e njohur këtë të fundit me masat e ndërmarra nga Kina kundër gripit të tipit A H1N1.

Ren Minghui tha se qeveria kineze ka krijuar sistemin për parandalimin e përhapjes së gripit me pjesëmarrjen e sektorëve përkatës dhe se po forcon kontrollin dhe kualifikimin e punonjësve mjekësorë, duke shtuar rezervën e medikamenteve, kontrollin dhe karantinën kufitare, për të ndaluar hyrjen dhe përhapjen e sëmundjes, në të mirën e shëndetit të masave popullore.

Në takim, Hans Troedson vlerësoi lart masat e qeverisë kineze për të përballuar gripin e tipit A H1N1 si dhe qëndrimin e saj për publikimin transparent të informacioneve përkatëse për publikun. (Çan Yean) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China