Më 30 prill, në uebsajtin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u publikua një njoftim, ku thuhet se, nga 30 prilli, kjo organizatë nuk do të përdorë më termin "gripi i derrit", por "gripi H1N1-A".
Zëdhënësi i kësaj organizate Tomphsen tha se termi "gripi i derrit" mund të shkaktojë keqkuptimin e konsumatorëve të mishit të derrit dhe qarqet e bujqësisë dhe Organizata e Bujqësisë dhe e Ushqimit e OKB-së kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë, prandaj Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi të ndryshojë emrin e kësaj sëmundjeje. (Yuan Xin) (Artan)