Më 30 prill, Ministria e Shëndetësisë e Meksikës konfirmoi se, deri në atë ditë, numri i të sëmurëve nga gripi i derrit të konfirmuar në këtë vend ishte 312, ndër ta 12 kanë vdekur.
Po më 30 prill, Departamenti amerikan i Shëndetësisë dhe i Shërbimit Publik shpalli se do të blejë edhe 13 milionë vaksina të tjera. Sipas një njoftimi tjetër, ditët e fundit Japonia dhe Singapori kanë krijuar instalime të reja për të konfirmuar në mënyrë të shpejtë virusin e H1N1-A.