Më 30 prill, pas miratimit nga Këshilli i Shtetit i Kinës, Ministria kineze e Shëndetësisë vendosi që të ndryshojë emrin e gripit të derrit në gripi H1N1-A. Njëkohësisht, ajo do të marrë masa të nivelit të parë për parandalimin dhe kontrollin e këtij gripi. (Yuan Xin)