Qeveria meksikane mohon se burimi i epidemisë së gripit të derrave është në këtë vend
Më 29 prill organi shëndetësor i qeverisë meksikane përgënjeshtroi thëniet mbi burimin e gripit të derrave, duke thënë se deri tani ende nuk mund të konfirmohet burimi ose rruga e përhapjes së epidemisë së gripit të derrave A/H1N1. Ndërkohë, po ky organ dënoi thëniet se burimi i epidemisë së gripit të derrave është Meksika, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
Më 29 prill përgjegjës drejtuesi i Qendrës së Epidemive Ngjitëse pranë Ministrisë meksikane të Shëndetësisë u shpreh në një konferencë shtypi se megjithëse pala meksikane ka shpenzuar shumë energji në kërkimin dhe studimin e burimit të kësaj epidemie, por deri tani ende nuk është gjetur arsyeja. (Vera)