Më 30 prill Zyra Informative e Këshillit të Shtetit të Kinës organizoi një konferencë shtypi mbi parandalimin e epidemisë së gripit të derrave. Në këtë konferencë Ministri i Shëndetësisë Chen Zhu tha se Kina ka gjetur mënyrën e diagnostikimit të shpejtë të personave të prekur nga virusi i gripit të derrave. Kështu që do të marrim masa efektive për parandaluar përhapjen e këtij gripi.
Chen Zhu tha se kësaj here gjendja epidemike e gripit të derrave është shkaktuar nga një lloj i ri i variantit të virusit të gripit të derrave. Njerëzit infektohen thjeshtë dhe virusi është transmetuar nga njeri person në tjetrin. Ekziston mundësia që ky virus të përhapet në Kinë.
Ministria e Shëndetësisë po ndjek këtë gjendje epidemike, po forcon shkëmbimet dhe bashkëpunimin me OBSH-në, SHBA-në dhe Meksikën dhe bën përgatitje materiale e teknike për të. (U Sen)