Epidemia e gripit të derrave po përhapet në shumë vende të botës. Në mbrëmjen e 29 prillit, OBSH-ja shpalli se do të ngrejë nivelin e vigjilencës nga 4 në 5. Ndërkohë, vendet e ndryshme po marrin masa më të forta për parandalimin e kësaj epidemie.
Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, 10 vendet kanë njoftuar raste të konfirmuara si të infektuar nga gripi i derrave. Në Meksikë, është rritur në 176 numri i të vdekurve që janë konfirmuar ose dyshohen si të infektuar nga ky grip.
Më 29 prill, Kanadaja dhe Spanja konfirmuan përkatësisht rastin e parë të infektimit mes banorëve lokalë.(Jiang Lei)