Për shkak që po shtohet pandërprer numri i të infektuarve nga gripi i derrave, OBSH-ja shpalli më 29 prill se do të ngrejë nivelin e vigjilencës ndaj epidemisë së gripit nga 4 në 5.
Sipas të dhënave të publikuara nga OBSH-ja në mbrëmjen e 29 prillit, Meksika, SHBA-ja, Kanadaja, Anglia, Spanja, Gjermania, Austria, Izraeli dhe Zelanda e Re kanë njoftuar raste të konfirmuara si të infektuar nga gripi i derrave. Ndërkohë, Meksika dhe SHBA-ja kanë konfirmuar dy të vdekur nga ky gripi.
Në Evropë, disa vende anëtare të BE-së, si Finlanda, Franca, Irlanda, Polonia, Belgjika dhe Italia kanë njoftuar raste të shumta që dyshohen si të infektuar nga gripi i derrave. Komisioni i BE-së u shpreh se BE-ja ka përgatitur gjithçka brenda mundësive. Krahas kësaj, për të pakësuar ndikimin në prodhimin e mishit të derrave, Komisioni i BE-së mori një vendim që ta quajë virusin e gripit të derrave "virusi i gripit të ri". Sipas këtij komisioni, tani BE-ja nuk ka një plan të ndalojë importimin e mishit të derrit.
Krahas këtyre vendeve, edhe Ministria e Shëndetësisë e Afrikës së Jugut vërtetoi dy raste që dyshohen si të infektuar, që janë raste e para në vendet afrikane. (Jiang Lei)