Deri në mesditën e 29 prillit numri i pacientëve të vdekur, të konfirmuar apo të dyshuar si të prekur nga virusi i gripit të derrave shkoi në 159, ndërsa numri i të dyshuarve të prekur kjo epidemi është afro 2000. Pacientët e konfirmuar në SHBA janë 65, në Kanada janë 13, 3 në Zelandën e Re, 2 në Britaninë e Madhe, 2 në Izrael, 2 në Spanjë, 1 në Kosta Rika, kurse në Australi janë 91 pacientë të dyshuar, 42 në Kolumbi, 6 në Korenë e Jugut. Në disa vende të tjera numri i pacientëve të dyshuar është shtuar disi.
Sipas medieve meksikane të 28 prillit, duke u përballuar me përhapjen e pandërprerë të epidemisë së gripit të derrave, qeveria meksikane ka krijuar sistemin e bashkëpunimit me qeverinë kanadeze për përballimin e gjendjes. (Vera)