Në Meksikë numri i të vdekurve nga raste të konfirmuara ose të dyshuara si të virusit të gripit të derrit arriti në 152 dhe gati 2000 të tjerë dyshohet se janë të infektuar. Në SHBA dhe Kanada janë konfirmuar përkatësisht 64 e 13 raste. Ndërsa në Izrael është zbuluar i sëmuri i parë nga gripi i derrit.
Me përhapjen e pandërprerë të sëmundjes, presidenti amerikan Barak Obama i kërkoi Kongresit një fond të posaçëm prej 1.5 miliard dollarësh kundër gripit. Nga ana e tij, Bashkimi Evropian shpalli se është gati të marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes, por nuk ka në plan të zbatojë kufizime tregtare ndaj Meksikës. Por më 28 prill Britania nisi të ndalojë shtetasit e saj të bëjnë vizita turistike në Meksikë.
(Çan Yean) (Artan)