PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OBSH-ja kërkon angazhimin e Tajpeit kinez në kongresin botëror
2009-04-29 14:37:22 cri komenti juaj Printoni

Ditët e fundit drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Margaret Chan i dërgoi një ftesë sektorit të shëndetësisë të Tajpeit kinez, në të cilën ftohet një punonjës i këtij sektori të marrë pjesë si vëzhgues në Kongresin e 62-të Botëror të Shëndetësisë, që do të zhvillohet nga 18 deri në 27 maj në Gjenevë.

Lidhur me këtë, më 29 prill, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Shëndetësisë Mao Qunan u shpreh se palët përkatëse të të dy brigjeve kanë zhvilluar shkëmbime dhe janë konsultuar mbi çështjen e pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve tajvanezë në këtë kongres. " Planet që kemi bërë deri tani tregojnë sinqeritetin tonë për të nxitur zhvillimin paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit", u shpreh ai.

Mao Qunan vuri në dukje gjithashtu se pala e pjesës kontinentale ngul këmbë në nxitjen aktivisht të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis dy brigjeve në fushën e shëndetësisë dhe në mbështetjen e ekspertëve të sistemit mjekësor të Tajvanit për të marrë pjesë në aktivitetet e shkëmbimeve të teknologjisë shëndetësore në rang botëror, si dhe të zotërojnë informacionet përkatëse të OBSH-së. Veprimet tona, tha ai, kanë marrë miratimin nga ana e bashkatdhetarëve dhe lavdërimin nga ana e komunitetit botëror. (Wang Xianya) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China