Gazetari mësoi nga Drejtoria e Koordinimit pranë EXPO 2010 se si ekspozita më e madhe botërore, EXPO 2010 e Shangait po shkon normalisht në tërheqjen e pjesëmarrësve dhe deri tani, asnjë prej tyre nuk ka hequr dorë nga pjesëmarrja në këtë ekspozitë.
Deri më 17 prill, 234 vende e organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen, çka ka arritur synimin e planifikuar.
EXPO 2010 do të zhvillohet nga 1 maji deri më 31 tetor të vitit 2010. Tema e ekspozitës do të jetë "Qyteti ofron një jetë më të bukur".(Jiang Lei)