Në mbrëmjen e 26 prillit, ministri meksikan i Shëndetësisë Jose Angel Cordova Villalobos shpalli se tani në mbarë Meksikën ka 103 persona të vdekur, të cilët janë konfirmuar ose dyshohen si të infektuar nga gripi i derrit. Po atë ditë, qeveria meksikane shpalli se i gjithë vendi është në gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore. Pas rënies së epidemisë, vendet e ndryshme po marrin masa përkatëse dhe po i kushtojnë rëndësi të madhe përhapjes së saj.
Më 26 prill, mediat angleze njoftuan se në Skoci janë zbuluar dy raste që dyshohen si raste infektimi nga gripi i derrit dhe se tani këta dy veta janë shtruar në spital. (Jiang Lei)