Për shkak të përhapjes së gripit të derrave në SHBA dhe Meksikë, deri më sot kanë vdekur më shumë se 90 njerëz. Më 25 prill në mbrëmje Ministria meksikane e Shëndetësisë deklaroi se shkollat e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të mbyllura. Ndërkohë disa vende kanë marrë masat përkatëse për të parandaluar përhapjen e gripit të derrave në to.
Më 25 prill zyrtarët meksikanë, përgjegjës për shëndetësinë dhe arsimin zhvilluan një mbledhje urgjente, duke miratuar planin e punës për parandalimin e gripit të derrave. OBSH-ja deklaroi se situata epidemike e gripit të derrave në SHBA dhe Meksikë është "çështje e shëndetësisë publike në vëmendje të gjithë botës". Ndërkohë OBSH-ja ka nisur proçedurën e ngritjes së qendrave të shëndetit publik për kontrollin e rasteve urgjente në këto vende.
Më 26 prill paradite kryeministri i Japonisë Taro Aso i kërkoi sektorëve përkatës të bashkëpunojnë me institucionet ndërkombëtare, kështu që popullata të njihet menjëherë me të dhëna të sakta.
Më 25 prill, ministria franceze e punëve të jashtme, deklaroi se ka krijuar qendrën e përballimit të krizës, si dhe ka hapur edhe linja telefonike të posaçme për punë këshilluese, lidhur me situatën epidemike të gripit të derrave në Meksikë. (U Sen)