Më 23 prill pasdite u zhvillua në zonën detare të qytetit Qingdao parada e forcave detare shumëkombëshe me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Forcave Detare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Kryetari i shtetit i Kinës dhe kryetar i Komitetit Qendror Ushtarak Hu Jintao, i hipur në torpedinierën "Shijiazhuang", kaloi në revistë formacionin e anijeve dhe aeroplanëve të Forcave Detare Kineze dhe anijet e huaja shumëkombëshe që janë ftuar të marrin pjesë në këtë veprimtari.
Kjo është hera e parë që në Kinë zhvillohet parada e forcave detare shumëkombëshe. (Fani)(Artan)