Në orën 14.20 të 23 prillit filloi zyrtarisht parada detare e marinës së vendeve të ndryshme, e organizuar në kuadrin e 60-vjetorit të krijimit të Forcave Detare të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze. Kryetari i shtetit dhe kryetar i Këshillit Qendror Ushtarak të Kinës Hu Jintao, në anijen ushtarake "Shijiazhuang", ndoqi paradën e anijeve dhe të skuadriljeve të aeroplanëve të Forcave Detare Kineze, si dhe të anijeve ushtarake të vendeve të ndryshme të ftuara në aktivitetet e marinës shumëkombëshe.(Zhan Dian)(Pina)(Artan)