Më 16 prill, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Jiangyu tha se Kina do të ruajë qendrueshmërinë e kursit të këmbimit të Renminbi-së në nivel të arsyeshëm dhe të ekuilibruar. Kjo jo vetëm do të favorizojë Kinën, por gjithashtu do të favorizojë edhe ekonominë botërore.
Ditët e fundit, Departamenti amerikan i Thesarit publikoi "Raportin e politikës për kursit të këmbimit dhe ekonominë ndërkombëtare". Në këtë raport thuhet se Kina nuk fitoi epërsinë tregtare nëpërmjet kontrollit të kursit të këmbimit të Renminbi-së. Në lidhje me këtë Jiangyu tha se Kina do të çojë përpara reformën e sistemit të kursit të këmbimit të Renminbi-së.
Përveç këtyre, Jiangyu tha se përsa i përket administrimit të rezervës valutore, Kina vazhdon strategjinë e investimeve të shumëllojëshme. (Yuan Xin)