Sipas Agjencisë kineze të Lajmeve Hsinhua, që nga festa e pranverës është rritur numri i turistëve të pjesës kontinentale që vizitojnë Tajvanin. Siç mësohet nga Drejtoria Qendrore e Turizmit në Tajvan, më 10 dhe më 15 prill, në të dyja ditët, numri i turistëve të pjesës kontinentale kaloi në të dyja herët mbi 3000 veta. Më 15 prill, ka pasur 105 gurpe turistike, ku numri i turistiëve ka arritur në 3043 veta.
Që nga korriku i vitit të kaluar, banorët e pjesë kontinentale filluan të kryejnë vizita turistike në Tajvan dhe deri në fillim të prillit të sivjetshëm, numri i përgjithshëm i grupeve të turistëve, të përbërë nga banorë të pjesës kontinentale, ka arritur mbi 6000 dhe numri i vizitorëve në 170 mijë vetë. (Xiaoyu)