Sipas lajmeve të gazetës "Renminribao" të 15 prillit, Drejtoria e Turizmit e Rajonit Autonom të Tibetit bën të ditur se, për shkak të përmirësimit të klimës, turizmi në Tibet është rritur në mënyrë të dukshme.
Sipas statistikave, tani që jemi në mesin e prillit, çdo ditë mbi 100 grupe turistike të huaja, me afërsisht 900 veta, dhe mbi 200 grupe turistike kineze, me afro 1000 veta, shkojnë për turizëm në Tibet. Numri i grupeve turistike kineze dhe të huaja rritet me 20 % në ditë. Përqindja e atyre që qëndrojnë në hotelet kryesore të Tibetit është ngritur gradualisht.
Sipas statistikave të Drejtorisë së Turizmit të Rajonit Autonom të Tibetit, numri i turistëve kinezë dhe të huaj në këtë rajon do t'i kalojë 3 milionët. (Xiaoyu) (Artan)