Më 2 prill, presidenti francez Nikolas Sarkozi tha në një konferencë shtypi pas samitit financiar të Lodrës se qëndrimi i tij është i njëllojtë me presidentët e kaluar të Francës dhe është i mendimit se vetëm ka një Kinë në botë. Tibeti është një pjesë e pandashme e territorit të Kinës.
Sarkozi u shpreh se takimi midis tij dhe kryetarit të shtetit të Kinës Hu Jintao ishte shumë i rëndësishëm. Ai u kushton rëndësi marrëdhënieve të patneritetit me Kinën.
Më 1 prill, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u takua me Sarkozin dhe të dy palët shkëmbyen mendime mbi problemet si marrëdhëniet dypalëshe midis Kinës dhe Francës, përballimin e krizës finenciare etj. (Çang Çuo)