PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao u takua me personalitetet e katër vendeve
2009-04-03 08:41:57 cri komenti juaj Printoni

Hu Jintao u takua me liderët e Japonisë, Australisë dhe Brazilit si dhe me princin e Britanisë së Madhe

Më 2 prill, kryetari i shtetit kinez Hu Jintao u takua me kryeministrin japonez Taro Aso, kryeministrin e Australisë Kevin Rudd, presidentin e Brazilit Luiy Inacio Lula da Silva dhe me princin e Britanisë së Madhe, Charles.

Gjatë takimit me Taro Aso, Hu Jintao tha se në marrëdhëniet e tanishme kino-japoneze vihet re një prirje e mirë zhvillimi. Gjatë 6 takimeve të vitit të kaluar, dyja palët kanë rënë dakord mbi nxitjen e marrëdhënieve strategjike me përfitime dypalëshe. Marrëdhëniet kino-japoneze janë në një pikënisje të re historike.

Hu Jintao dhe Kevin Rudd shkëmbyen mendime lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe me problemet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët.

Gjatë takimit me Lula, Hu Jintao tha se pala kineze do të përpiqet sëbashku me Brazilin të hatojnë sa më parë "Planin e Përbashkët të Veprimit", duke e caktuar këtë si busull të bashkëpunimit midis dy vende në fusha të ndryshme. Lula vlerësoi lartë kontributin e Kinës për këtë samit. Ai shtoi se gjatë këtij samiti, vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim morën pjesë në mënyrë të barabartë.

Hu Jintao u takua edhe me pricin Charles. Ata shkëmbyen mendime lidhur me mbrojtjen e akitekturave të lashta dhe pyjeve tropikale. (Wang Xianya)


1 2
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China