Më 2 prill u zhvillua në Londër Samiti i kryetarëve të grupit të G20-s. Përfaqësuesi i delegacionit kinez Ma Chaoxu u shpreh se në samit u morën shumë masa të forta për përballimin e krizës financiare ndërkombëtare dhe për nxitjen e ringjalljes së ekonomisë botërore, si dhe janë arritur rezultate aktive dhe konkrete, duke i dhënë një sinjal pozitiv komunitetit ndërkombëtar.
Sipas Ma Chaoxu-it, në samit premtohet të forcohet koordinimi i politikave makro-ekonomike, të stimulohet kërkesa e përgjithshme globale dhe të nxitet ringjallërimi i ekonomisë botërore.
U vendos të shtohen më shumë burimet për institucionet financiare ndërkombëtare dhe t'u jepen më shumë të drejta dhe përfaqësim vendeve në zhvillim .
U miratua forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të kontrollit financiar ndërkombëtar, duke u zgjeruar ky bashkëpunim në institucione, mjete dhe tregje fianciare që janë me ndikimin sistematik.
U ritheksua rezistenca e vendosur ndaj proteksionizmit, dhe përfundimi sa më parë i bisedimeve të Dohas.
Gjithashtu, u theksua vlerësimi i madh i problemit të zhvillimit dhe përkrahjes me të gjitha forcat të realizimit të objektivit të zhvillimit të Mijëvjeçarit.
Këto rezultate kanë rëndësi të madhe për rritjen e besimit të palëve të ndryshme, për stabizilimin e tregut financiar dhe për nxitjen e rritjes së ekonomisë botërore. (Wang Xianya)