Më 1 prill, kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao u takua në Londër me presidentin e Rusisë Medvedev. Të dyja palët ranë dakord mbi nxitjen e partneritetit strategjik kino-rus, përballimin e përbashkët të krizës financiare ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit në çështjet ndërkombëtare.
Hu Jintao u shpreh se këtë vit, marrëdhëniet kino-ruse tregojnë një prirje të mirë për zhvillimin e gjithanëshëm dhe të shpejtë. Nën sfondin e tanishëm, d.m.th me gjendjen e ndërlikuar dhe me përhapjen e krizës financiare, forcimi i marrëdhënieve mes Kinës dhe Rusisë duket shumë urgjent dhe i rëndësishëm. Pala kineze sugjeron që të dyja palët të bëjnë siç duhet shkëmbimet në nivelin e lartë dhe të garantojnë që çdo takim të bëhet forca nxitëse për marrëdhëniet dypalëshe; të zbatojnë konkretisht marrëveshjet e nënshkruara, të nënshkruajnë sa më parë marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e naftës mes dy qeverive, të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në teknologjinë shkencore e ushtarake etj. Ndër të tjera pala kineze sugjeroi gjithashtu që të dy palët të forcojnë koordinimin në përballimin e krizës financiare globale; të zhvillojnë në mënyrë të kujdesshme aktivitete kremtuese me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-ruse dhe "Vitin e Gjuhës Ruse" në Kinë, posaçërisht të zhvillojnë siç duhet disa aktivitete të rëndësishme dhe të nxisin bashkëpunimin në shërbimet njerëzore; të forcojnë përkrahjet reciproke dhe bashkëpunimin strategjik në çështjet ndërkombëtare.
Medvedevi ishte dakord me vlerësimin nga Hu Jintao mbi marrëdhëniet dypalëshe. Ai thkesoi se për të nxitur partneritetin strategjik ruso-kinez, pala ruse është e gatshme që të përpiqet bashkë me palën kineze të zhvillojë mirë aktivitete kremtuese me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Rusisë dhe Kinës, të forcojë më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën tregtare dhe energjitike, të përballojë krizën financiare globale dhe të forcojë bashkëpunimin në çështjet rajonale e ndërkombëtare.
Medvedevi u shpreh gjithashtu se pala ruse do të ngulë këmbë në qëndrimin e saj mbi çështjet që lidhen me Tibet.(Jiang Lei)