PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao u takua me Sarkozin
2009-04-02 09:22:02 cri komenti juaj Printoni

Më 1 prill, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u takua në Londër me presidentin francez Nikolas Sarkozi.


Gjatë takimit, Hu Jintao theksoi se në mjedisin e zgjerimit dhe të thellimit të krizës financiare ndërkombëtare, Kina dhe Franca duhet të ruajnë drejtimin e drejtë të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, të zhdukin ndërhyrjet dhe të bëjnë së bashku përpjekje për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve kino-franceze. Të dyja vendet duhet të forcojnë shkëmbimet e nivelit të lartë dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat duke nxitur shkëmbimet për përballimin e krizës financiare.


Nga ana e tij, Sarkozi tha se ai është i mendimit se në botë ka vetëm një Kinë dhe Tajvani e Tibeti janë pjesë të pandashme të territorit të Kinës. Ai shprehu shpresën se marrëdhëniet dypalëshe do të zhvillohen me qëndrueshmëri në të gjitha fushat.

Sarkozi tha gjithashtu se Kina luan një rol më të rëndësishëm në sistemin ekonomik ndërkombëtar dhe Franca dëshiron të bashkëpunojë me Kinën për të nxitur reformën e institucioneve financiare ndërkombëtare. (Fani)


1 2
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China