Komuniteti ndërkombëtar i kushtoi shumë rëndësi dhe vlerësim të lartë takimit të parë midis kryetarit të shtetit kinez Hu Jintao dhe presidentit amerkan Obama në këtë periudhë të krizës financiare.
Vasily Mikheyev, drejtori i Qendrës Kërkimore për Kinën dhe Japoninë i Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare që varet nga Akademia Shkencore e Rusisë, tha se takimi midis dy liderëve të fuqive të mëdha pasqyron aftësinë, potencialin dhe të ardhmen e dy vendeve në përballimin e përbashkët të krizës financiare. Pritet një e ardhme e re për dy palët.
Sipas njoftimeve të agjencisë rumune të lajmeve thuhet se Kina dhe SHBA-ja kanë diskutuar për konsultimin dhe bashkëpunimin për krizën financiare dhe ekonominë botërore. Palët ranë dakord për nevojën e bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjes së krizës financiare. (Wang Xianya) (Artan)