PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao u takua me Brown
2009-04-02 09:26:08 cri komenti juaj Printoni

Më 1 prill kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u takua me kryeministrin britanik Gordon Brown. Të dy lideret ranë dakord për përballimin e krizës financiare ndërkombëtare, nxitjen dhe riorganizmin e sistemit financiare global dhe zhvillimin e marrëdhënieve kino-britanike.

Hu Jintao vuri në dukje se në kohën e tanishme, kriza financiare është duke thelluar dhe zgjeruar, tregu financiar ndërkombëtar nuk është në gjendje të stabilizuar dhe ekonomitë në gjithë botën po ndikohen shumë nga kjo situatë. Për këtë arsye sfida e madhe për komunitetin ndërkombëtar është të përballojë krizën financiare dhe të ringjallërojë ekonominë botërore që të rritet përsëri. Kina vlerëson dhe mbështet palën britanike në marrjen e masave aktive për ta përballuar këtë krizë, ndërsa Kina do të marrë përgjigjësitë e saj. Sëbashku me Britaninë dhe të gjithë të pranishmit në samit do të bëjë çmos për arritjen e një rezultati pozitiv.

Hu Jintao shtoi se paaftësia e sisitemit të tanishëm ekonomik u ekspozua nëpërmjet krizës financiare. Komuniteti ndërkombëtar ka rënë dakord që një sistemi i ri është i nevojshëm për administrimin ekonomik, që përbën garancinë për zhvillimin e qendrueshëm dhe afat-gjatë të ekonomisë.

Brown u shpreh se ai është i bindur që me përpjekjet e Britanisë dhe Kinës, Samiti do të shënojë përparim konkret edhe në ndihmën për ekonomitë e reja dhe vendeve në zhvillim. Britania mbështet dhënien e më shumë burimeve për Fondin Monetar Ndërkombëtar, rritjen e qarkullimit të fondeve dhe riorganizimin e strukturave administrative të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Hu Jintao dhe Brown janë të të njejtit mendim se marrëdhëniet kino-britanike janë ndër marrëdhëniet më të rëndësishme ndër fuqitë e mëdha. Pala britanike do të bisedojë me palën kineze mbi çështjet me peshë, siç është ndryshimi i klimës.

Të dy liderët shkëmbyen mendime mbi problemet ndërkombëtare e rajonale. (Wang Xianya) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China