Më 1 prill kryetari i Kinës Hu Jintao u takua në Londër me presidentin e SHBA-së Barak Obama. Ky është takimi i parë midis liderit kinez dhe atij amerikan pas zgjedhjes së Obamës si presidenti i SHBA-së në janar të këtij viti.
Gjatë takimit Hu Jintao u shpreh se pasi Obama nisi detyrën si presidenti i SHBA-së, marrëdhëniet kino-amerikane kanë pasur fillim të mirë. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve realizuan vizita reciproke brenda një kohe të shkurtër, të dyja palët kanë arritur të bien dakord lidhur me projektimin e marrëdhënieve kino-amerikane në fazën e re dhe krijimin e dialogut strategjik dhe ekonomik dypalësh etj.
Hu Jintao ritheksoi se një mjedis i mirë jo vetëm përputhet me interesat thelbësore të të dy popujve, por edhe është në favor të paqes, të stabilitetit dhe të lulëzimit të rajonit të Paqësorit.
Obama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve amerikano-kineze si dhe shprehu besimin e tij për konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe në të ardhmen. (Vera)