Më 31 mars, në prag të pjesëmarrjes në samitin e dytë financiar të G20-ës, kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao dha një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Hsinhua, gjatë së cilës ai shtjelloi qëndrimin dhe mendimet e Kinës mbi rëndësinë e këtij samiti, përballjen e krizës financiare, nxitjen e rritjes ekonomike botërore, gjendjen e tanishme ekonomike në Kinë etj.
Hu Jintao vuri në dukje se është urgjente që të përballohet kriza financiare dhe të nxitet mëkëmbja e ekonomisë botërore. Së pari, duhet të stabilizohet sa më parë tregu ndërkombëtar financiar dhe të rikthehet besimi i njerëzve dhe ndërmarrjeve; së dyti, duhet të merren masat e përshtatshme për stimulimin ekonomik dhe të forcohet koordinimi i politikave makroekonomike mes vendeve të ndryshme; së treti, duhet të bëhen përpjekje të kufizohet proteksionizmi në tregti dhe investime; së katërti, duhet të nxitet një reformë e duhur në sistemin financiar ndërkombëtar.
Hu Jintao u shpreh gjithashtu se Kina do të vazhdojë koordinimet me komunitetin ndërkombëtar mbi politikat makroekonomike, do të nxitë reformën në sistemin financiar ndërkombëtar, do të ruajë aktivisht stabilitetin e sistemit të tregtisë shumëpalëshe dhe do të japë kontributin e duhur për mëkëmbjen ekonomike botërore.(Jiang Lei)