PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Samiti i Londrës: Palët pjesëmarrëse po presin arritjen e rezultateve
2009-04-01 10:02:57 cri komenti juaj Printoni

Më 31 mars, në kuadrin e hapjes së samitit financiar në Londër, liderët e disa vendeve dhe organizatave ndërkombëtare shprehën dëshirën që ky samit të korrë fryte për të dhënë kontribut për zbutjen e krizës financiare dhe krijimin e një sistemi të drejtë financiar ndërkombëtar.

Kryetari i Komisionit të Bashkimit Evropian Jose Manuel Barroso u shpreh në Bruksel se Grupi i 20 vendeve duhet të kundërshtojë në mënyrë të hapur dhe të qartë proteksionizmin tregtar. Ai tha se duhet t'u jepet vendeve më të varfra ndihmë për kalimin e vështirësive.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë Paskal Lami tha se liderët pjesëmarrës të samitit duhet të ritheksojnë qëndrimin kundër proteksionizmit tregtar.

(Çan Yean) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China