Për arsye se investuesit janë të shqetësuar për mundësinë e falimentimit të kompanisë së prodhimit të makinave "GM" dhe sektori bankar akoma është në gjendje të vështirë, më 30 mars 3 treguesit kryesorë të tregut të aksioneve të Nju-Jorkut u ulën shumë. Kështu përmasat e uljes së treguesve "Dow Jones" dhe "Standard & Poor's" e kalojnë shifrën 3%.
Më 29 mars, qeveria e Obamës hodhi poshtë planin e ristrukturimit të kompanive "GM" dhe "Chrysler", kjo do të thotë se falimentimi është zgjidhja më e mirë për të dyja këto kompani.
Përveç kësaj, sekretari amerikan i Thesarit Tim Geithner u shpreh se disa banka duhet të ndihmohen me më shumë para. Ky lajm gjithashtu shkaktoi presion mbi tregun e aksioneve.
Deri në mbylljen e tregut të aksioneve të Nju-Jorkut, përmasa e uljes së treguesit "Dow Jones" ishte 3.3%, e "Standard & Poor's" 3.5%, ndërsa ajo e "Nasdaq"-ut kapte shifrën 2.8%. (Yuan Xin) (Artan)