Ditët e fundit, Shoqata e import-eksportit të produkteve tekstile kineze bëri një deklaratë në emër të ndërmarrjeve anëtare të kësaj shoqate, duke kundërshtuar kufizimin dhe kontrollin e çdo mënyre nga pala amerikane ndaj produkteve tekstile kineze.
Më 16 mars, Këshilli Kombëtar i Organizatave Tekstile të SHBA-së (NCTO) bëri të ditur se, që nga viti 2009, vëllimi i veshjeve të importuara nga Kina ka pasur një rritje të dukshme. Ky organ i bëri thirrje qeverisë të zbatojë sa më parë masat e kontrollit.
Lidhur me këtë, Shoqata e import-eksportit të produkteve tekstile kineze vuri në dukje se rritja e arsyeshme e produkteve kineze nuk krijon ndonjë dëm konkret mbi industrinë amerikane të kësaj fushe.
(Çan Yean) (Artan)