Më 30 mars, guvernatori i Bankës së Popullit Kinez Zhou Xiaochuan u shpreh në qytetin Medelin të Kolumbisë se IDB-ja (Banka Ndëramerikane e Zhvillimit) është një platformë e rëndësishme e bashkëpunimit mes Kinës e Amerikës Latine dhe pjesëmarrja e Kinës në IDB do të krijojë kushte të mira për bashkëpunimin dypalësh në fushën financiare.
Në takimin e 50-të të ministrave të financës dhe drejtorëve të bankave qendrore të vendeve anëtare të IDB-së, Zhou Xiaochuan mbajti një fjalim në emër të Kinës, ku i vlerësoi lart arritjet e IDB-së në uljen e varfërisë dhe zhvillimin ekonomik shoqëror në Amerikën Latine dhe zonën e Karaibeve, duke u shprehur se Kina është e gatshme që të përballojë krizën financiare bashkë me anëtarët e IDB-së, për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik shoqëror në Amerikën Latine dhe në zonën e Karaibeve. Ai theksoi gjithashtu se bisedimet mes institucioneve financiare kineze dhe IDB-së kanë hyrë në një fazë konkrete. (Jiang Lei)