PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çmimi i mallrave në Kinë do të rritet me afro 1%
2009-03-31 14:04:06 cri komenti juaj Printoni

Më 31 mars, ekonomisti i lartë i zyrës përfaqësuese të Bankës Aziatike të Zhvillimit në Kinë zoti Zhuang Jian u shpreh në Pekin se në tremujorin e parë, çmimi i mallrave në Kinë mund të ulet, por në të gjithë vitin, ky çmim do të rritet me afro 0.8-1%.

Zhuang Jian tha në një konferencë për shtyp se nën ndikimin e disa faktorëve, si pakësimi i kërkesës së jashtme, ulja e çmimit të mallrave në tregun ndërkombëtar, çmimi i mallrave në Kinë po përballon një presion të madh uljeje dhe mund të ketë një ulje në tremujorin e parë.

Ai u shpreh gjithashtu se në mbarë vitin, çmimi i mallrave në Kinë do të realizojë në një farë shkalle rritje, sepse së pari, Kina ka një rritje të madhe në kredidhënie monetare, çka do të sigurojë rrjedhshmërinë e duhur në tregun monetar; së dyti, Kina po përpiqet për një reformë në sistemin e çmimeve. Edhe kjo është në të mirë të ruajtjes së çmimit të mallrave.

Zhuang Jian është i mendimit se është e mundshme që ekonomia kineze të mëkëmbet në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, gjë që do të shkaktojë rritje të madhe në konsumim dhe ngritje në treguesin e çmimit të mallrave. (Jiang Lei)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China