Në kuadrin e hapjes së samitit të 2-të financiar të G20-tës në Londër, gazeta britanike "The Times" botoi një artikull të zv.kryeministrit kinez Wang Qishan, ku shtjellohen parimet e qëndrimet e qeverisë kineze në fushën ekonomike.
Në artikull Wang Qishani shkruan se, pas shpërthimit të krizës financiare, qeveria kineze ka zbatuar një sërë masash, duke përfshirë zgjerimin e kërkesës së brendshme, përmirësimin e kushteve të jetesës së popullit etj., të cilat kanë shënuar një progres të dukshëm. Në të ardhmen, Kina do të vazhdojë të marrë masa efektive për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shpejtë ekonomik në të mirë të daljes së ekonomisë botërore nga gjendja e vështirë.
Wang Qishani u shpreh se, para vështirësive aktuale, komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojë koordinimin mbi politikat ekonomike të makrokontrollit, duke nxitur zhvillimin e reformës së sistemit financiar ndërkombëtar dhe duke ngritur përpjesëtimin e vendeve në zhvillim në fushën përkatëse. (Çan Yean) (Artan)